Fatos Kongoli lindi në Elbasan, më 1944. Studioi për matematikë pjesërisht në Pekin, pjesërisht në Tiranë, ku u diplomua në vitin 1967. Punoi për një kohë të gjatë si gazetar letra...lihat lebih banyakFatos Kongoli lindi në Elbasan, më 1944. Studioi për matematikë pjesërisht në Pekin, pjesërisht në Tiranë, ku u diplomua në vitin 1967. Punoi për një kohë të gjatë si gazetar letrar dhe redaktor në Shtëpinë Botuese “NaimFrashëri”.Është autor i një vargu librash. Shquhen sidomos romanet e tij, të vlerësuara nga lexuesi shqiptar dhe i huaj. Librat e Kongolit janë botuar në Francë, Itali, Zvicër, Greqi, Gjermani, Poloni, Sllovaki, Bullgari, Serbi, Britani e Madhe, Spanjë, me jehonë në disa nga gazetat dhe revistat më të mëdha europiane, si: Le Monde, Le Figaro, La Stampa, Le Temps, Le Soir, L’Express, MagazineLittéraire, DerTagesspiegel, The Guardian, The Indipendent, ElPublicoetj. Gjithashtu ai është anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.Çmime•Është tri herë fitues i çmimit vjetor “Për librin më të mirë në prozë” dhënë nga Ministria e Kulturës (1995, 2000, 2002), si dhe i çmimit “Velia” (2000).•Është fitues i çmimit ndërkombëtar “Balkanika” (2002). Gjithashtu, ështëfitues i çmimit më të lartë letrar në Shqipëri “Penda e Artë” (2004).•Shoqata eBotuesve Shqiptarë e ka vlerësuar me çmimin “Shkrimtari i vitit” për 2006-n.•Romani “Lëkura e qenit”, përkthyer në gjermanisht, u shpall libri i muajit qershor 2006 në Gjermani.•Në vitin 2010 është nderuar nga Presidenti i Francës me titullin më të lartë që jepet në Francë: “Kalorës i Legjionit të Nderit”.•Fatos Kongoli është shpallur “Qytetar nderi” i qytetit të Elbasanit në vitin 2010.•Është nderuar, në vitin 2017, me titullin Doktor “Honoriscausa” nga Universiteti “IsmailQemali”, Vlorë.•Shoqata e Botuesve Kosovarë e vlerësoi me çmimin “Shkrimtar i vitit”, për romanin më të fundit “Gënjeshtarë të vegjël”, në vitin 2019.lihat lebih sedikit